Lider në industrinë HORECA

Master Shef sh.p.k është një kompani private e specializuar në projektimin, prodhimin dhe furnizimin e strukturave metalike inox për industrinë HORECA, si dhe për sektorët kimik dhe mjekësor. Me një përvojë të konsoliduar në tregun shqiptar, Master Shef ka krijuar një reputacion të fortë si furnizues kryesor i pajisjeve industriale për hoteleri, restorante, bare, hotele, laboratorë prodhimi për pastiçeri, furra buke, sallameri dhe enë kuzhine e bar. Vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë është zgjeruar edhe në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

0 Vite

Eksperiencë

0 m2

Ekspozitë

0 m2

Fabrikë

Përse të Zgjidhni Master Shef?

Historia dhe Zhvillimi

E themeluar në vitin 2011, Master Shef është rritur në mënyrë të vazhdueshme falë përkushtimit ndaj cilësisë, profesionalizmit dhe korrektësisë.

Kapacitetet Teknike

Master Shef disponon një infrastrukturë të avancuar me pajisje dhe makineri të teknologjisë së lartë, të specializuara për përpunimin e çelikut inox.

Infrastruktura

Sot, kompania operon në një sipërfaqe prej rreth 4000 m², me ambiente të specializuara që përfshijnë showroom, studio projektimi dhe fabrikë prodhimi, me një hapësirë prej 2000 m².

Makineritë tona

Makina prerëse me lazer, Makina prerëse plazma (modeli HD), Tranchë prerëse, piegatrice CNC, Aparatet CNC, Prese Brake Torno, freze dhe pajisje të tjera të specializuara.

Stafi dhe Ekspertiza

Kompania jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar me mbi 15 punonjës, përfshirë arkitektë, inxhinierë dhe teknikë të specializuar në fushat elektrike, mekanike dhe hidraulike.

Certifikimet

Në vitet e fundit, Master Shef ka investuar në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të produkteve të saj, duke aplikuar për certifikata ISO dhe RINA. Po ashtu, kompania ka synimin të pajiset me certifikatë CE. Jemi krenarë të jemi anëtarë të Master Chef International Software, një lider në dizajnin, projektimin 3D & animacionin industrial.

Bashkëpunimet

Gjithashtu, Master Shef bashkëpunon me kompani lider në Evropë dhe është përfaqësues ekskluziv i disa prej tyre në tregun shqiptar, duke garantuar cilësi dhe inovacion në çdo produkt dhe shërbim që ofrojmë. Vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë është zgjeruar edhe në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.